
Përgjatë një jave në rajonin e Ferizajt, u raportua për 31 raste të vjedhjeve.
Sipas të dhënave të policisë, 28 raste kanë ndodhur në Ferizaj, dy në Shtime, një në Kaçanik.
Në këtë vazhdë kohore, u raportua edhe për tri raste të dhunës në familje, ku prej tyre dy u raportuan në Ferizaj, dhe një në Shtime.
Po ashtu Policia ka arrestuar 31 persona të kërkuar me urdhëresa nga gjykatat kompetente për vepra të ndryshme penale dhe kundërvajtëse.