Gruaja e Agonis Tetajt, Albesa Cacaj ka reaguar pas vendimit që u dha ndaj Shaban Gogajt për vrasjen e bashkëshortit të saj.
Përmes një shkrimi në Facebook, ajo ka thënë se kjo nuk është drejtësia të cilën e ka pritur e shpresuar familja.
Cacaj ka kërkuar nga Prokuroria e Shtetit që të ankohet në Apel.
“Ne presim nga Gjykata e Apelit që ta vendosë drejtësinë duke dhënë dënimin adekuat, për vrasjen e bashkëshortit tim dhe babait të dy fëmijëve të mi, Lisit dhe Blinit. Për ne ditët janë të gjata e vitet e dhimbjes po rriten, tashmë kaluan 4 vite dhimbje e sfida nga më të ndryshme! Kjo veç drejtësi nuk është! Andaj, kërkoj publikisht nga Prokuroria e Shtetit që të parashtrojë ankesë në Gjykatën e Apelit, nga e cila presim që të vendosë drejtësinë e merituar”, ka thënë ajo.
Ndërsa, ankesë ndaj vendimit të Themelores së Pejës, ka paralajmëruar Prokuroria Themelore në Gjilan.