Situata e futbollistëve të kombëtares aktualisht pa kontratë, mbetet shqetësimi më i madh i trajnerit të Shqipërisë Gianni De Biasi në prag të startit të sezonit të ri futbollistik. Migjen Basha, Arlind Ajeti dhe Andi Lila, sipas trajnerit të Shqipërisë duhet patjetër të gjejnë një skuadër për të qenë gati fizikisht për dy ndeshjet eliminatore me Danimarkën dhe Portugalinë. Për ish-mefushorin e Torinos ka shfaqur interes konkret Chievo, ndërsa orët e fundit ka dalë në skenë edhe skuadra e Barit. Mes Serisë A dhe B, sigurisht që mesfushori do të zgjidhte elitën e futbollit italian, por gjithcka varet nga oferta dhe projekti që kanë klubet për të ardhmen. Në Serinë B Basha do të kishte më shumë hapësira në formacion, ndërsa te Chievo konkurrenca për një vend titullari do të jetë shumë më e fortë. Gjithsesi, 28-vjecari nuk ka vendosur se me cilën skuadër do të luajë sezonin e ardhshëm.
Përsa i përket Ajetit dhe Lilës, përfaqësuesit e futbollistëve po punojnë për t’u gjetur sa më shpejt një destinacion të ri, në në fillim të Shtatorit dy lojtarët me tipare mbrojtëse të jenë në listën e të grumbulluarve nga De Biasi.