Për më shumë vetëbesim

E publikuar: 26/05/2015 17:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Suksesi është krijuar nga njerëz të cilët punojnë dhe nuk dorëzohen dhe që kanë dhe vetëbesim.

Ja cilat janë disa nga zakonet të cilat janë provuar shkencëtarisht, që ju ndihmojnë të keni më shumë kontrollë në jetën tuaj.

 

Flini mjaftueshëm – qelizat e trurit nuk punojnë me efikasitet nëse nuk marrin gjumin e mjaftueshëm dhe ju filloni humbisni energjitë. Një nga studiuesit e gjumit Daniel Kripke duke u bazuar në studimet e fundit thotë se njerëzit që flenë 6 ose 7 orë në natë, jetojnë më gjatë, janë më të lumtur dhe më produktivë.

 

Menaxhoni stresin- bëni frymëmarje të thellë, është një fillim i mirë për përmirësimin e vetëkontrollit.

 

Meditimi- është mënyra më e shpejtë dhe efektive për të rritur vetëkontrollin. Nëpërmjet meditimit i jepni trupit fuqi dhe rezistencë.

 

Stabilizoni nivelin e sheqerit në gjak- mundohuni të hani ushqime jo shumë të larta në sheqer.

 

Ushtrohuni rregullisht-  ushtrimi fizik mund t’ju bëjë më tepër elastik ndaj stresit. Ushtrime si joga, apo ushtrimet fizike janë efektive.

 

Shijoni jetën- përpiquni  të gjeni kohë për të shijuar jetën. Bëni aktivitete të ndryshme që ju bëjnë të lumtur dhe ju frymëzojnë.

 

Përqëndrohuni tek gjërat e rëndësishme-  filloni të evitoni shtyrjen e gjërave për më vonë dhe filloni të realizoni atë që është e rëndësishme për ju./klankosova.tv/