Lëvizjet e fundit të LDK –së, e cila, siç duket ka humbur rrugën në oborr dhe nuk po e gjen drejtimin po komentohen në mënyra të ndryshme. As me PDK dhe as me VV. Ky është qëndrimi zyrtarë i LDK –së, të paktën për momentin.
Koalicioni paraprak me PDK që e çoi dhe në Qeveri, ka shkaktuar lëkundje në LDK, por edhe qëndrimi i tanishëm se do të qëndrojë në Opozitë më votën kundër PDK –së, nuk ka kaluar pa u komentuar.
Donik Sallova, politolog, nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se LDK-ja po i shërben PDK-së, qoftë duke qëndruar në pushtet apo duke shkuar në opozitë.
‘Nëse siç po deklarojnë krerët e LDK-së, kjo parti ka vendosur të qëndrojë në opozitë, duke refuzuar edhe PAN-in edhe LVV-në, atëherë konsekuenca e këtij qëndrimi të LDK-së do të jetë prapë e njejtë, vazhdimi i qëndrimit të PDK-së në pushtet. Për këtë vendim politik në shërbim të PDK-së, në zgjedhjet e ardhshme për LDK-në do të bien këmbanat”, ka shkruar Sallova, transmeton Infosot.
Sipas Sallovës, ideatorët e LDK-së për të qëndruar në opozitë janë tre nënkryetarët e këtij subjekti: Agim Veliu, Lutfi Haziri dhe Haki Rugova.
“LDK-ja në shërbim të PDK-së, qoftë në pushtet qoftë në opozitë.
Një parti gjykohet politikisht edhe kur vendosë të futet në bashkëqeverisje e ta marrë pushtetin, edhe kur vendosë të rrijë në opozitë e ta mbikëqyrë qeverinë. Vendimi për të qëndruar në njërën apo tjetrën anë mund ta ketë, në ketë rast, konsekuencën e njejtë politike. Kur LDK-ja vendosi të futej në bashkëqeverisje me PDK-në në 2014, konsekuenca ishte zgjatja e qëndrimit të PDK-së në pushtet, duke ia dhuruar edhe postin e Presidentit.
Për këtë sjellje LDK e mori gjykimin nga votuesi. Nëse siç po deklarojnë krerët e LDK-së, kjo parti ka vendosur të qëndrojë në opozitë, duke refuzuar edhe PAN-in edhe LVV-në, atëherë konsekuenca e këtij qëndrimi të LDK-së do të jetë prapë e njejtë, vazhdimi i qëndrimit të PDK-së në pushtet.
Për këtë vendim politik në shërbim të PDK-së, në zgjedhjet e ardhshme për LDK-në do të bien këmbanat! Ideatorët e këtij vendimi të LDK-së, kryetarët komunalë të LDK-së, Veliu, Rugova dhe Haziri, në pamundësi për t’i ndihmuar haptazi PDK-së në një bashkëqeverisje të re, për shkak të presionit publik, duan ta çojnë LDK-në në opozitë, si forma e sigurtë e rrjedhjes së votave drejt PAN-it, të atyre deputetëve që “nuk duan ta çojnë vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme”.
Pra shkurt, për LDK-në më mirë PDK-ja në pushtet se sa LVV-ja dhe më mirë zgjedhje të reja se LVV-ja në pushtet. I bie që për PDK-në, LDK-a jo vetëm që shkon në opozitë, por e çon vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme vetëm e vetëm mos të vijë në pushtet Vetëvendosja. Kjo është e vërteta”, ka shkruar Sallova.
/Infosot/

















