Ka me tingllue si nji klishe, shkrim për të ra në sy apo për të ba pak bujë, e që në të vërtetë ka me pasë nji mesazh krejt tjetër, ka me synu me prekë tjera gjana, koncepte, ideologji edhe veçanarisht tjera grada.
Nga Fitim Majkovci
—————————————————————————–
Nuk ka sesi nji njeri që frymon nëpër qytetin e Prishtinës (e them këtë duke pasë për bazë se llogaritet qendra e vendit tonë), me e kalu nji ditë pa e ndëgju me veshët e tij nji thirrje seksiste krejt të rëndomtë nëpër qytet, nji kompliment paksa të tepruem apo nji ofendim klasik kur ajo s’ka kthye kryet me të pa se cfarë beshareti, kreteni e idioti je !
‘ ‘- KURVË !”
– Na vjen në vesh.
Ky etiketim i shpeshtë që tashma ka kalu në nji etiketim demode, pa shije dhe jo fortë të randë duke e pasë parasysh se veshët veç janë mësue me e ndëgju këtë ”thirrje” thujase zakonisht. Kjo fjalë lëshohet prej goje të çdo njanit mashkull kur nji grue ecë shesheve të qytetit, dyqaneve apo edhe kur ka marrun rrugën për në punë a shtpi tek burri e fëmijët e saj. Kjo kurvë pa klas që punon tetë orë në ditë, e që rrugën për në punë e ban në kambë, duhet të duroj edhe puthjet nga larg që i drejtohen asaj e besa duhet të ndalet edhe të iu flas njerëzve të pa jetë sa për tu ba qefin, se fundja, ata janë shkalla ma e naltë e shoqënisë. E ka për detyrë që kur dikush ti shkelë synin apo kur ia lëshon nji fishkëllimë si të ishte ndoj kafshë, ti buzëqeshë edhe të i përkulet nji gjesti aq fisnik dhe tejet të kulturuem.
Kësaj kurve pa klas, që nuk mendon fare për këtë pjesë të shoqënisë, nuk i ka hije të vishet ashtu nëpër rrugë, se provokon tepër shumë, e për ma tepër të fton vetë në marrëzi, se për atë arsye asht veshë ajo, të iu bij në sy njerëzve që qëndrojnë në rrugë si të pa jetë që janë, e që era u vie prej kushedi sa metrash larg, çfarë ere see !
– Si nuk e kupton që faji asht i saji komplet ?!
– Të tjerët nuk kanë faj.
Kjo kurvë pa klas, duron presionin e punës e dhunën psikologjike që të ep puna në këtë vend, vetëm për të fitu ca të holla që duhet shpenzu në menyrë sa më racionale për të mbetë gjallë dhe për të veshun dicka mbi nji trup që edhe vaktet duhet të i ndaj shpesh herë.
Flas për gjana që i kam pa edhe kanë ndodhë kur unë jam kanë tuj kalue rrugën a tuj qëndrue aty, si nji njeri krejt i thjeshtë pa ma vu vëmendjen kush, gjanat kanë vazhdu me ndodhë aty për aty në prezencën teme, njerëz që kanë zhveshë me sy, e kanë krye lloj lloj akti përmes gojës së tyne, a në realitet kanë qendrue aty të ngulitun në vend, tuj pi cigaret e tyne apo kafet e tyne pa pasë asgja nën kontroll.
”- Kurvë bre..”
”- Ashiqare e lypë vetë kjo ! ”
– Po o njerëz të mirë, e lypë vetë kjo, e lypë atë çka ju asnjiherë nuk i dhatë, e i mohuet për sa e sa shekuj me radhë !
– Të drejtën !!
të drejtën për të kanë e lirë, e pa pargjykueme, e lirë për të veshë e për të ecë ku e si të dojë ajo pa iu ngulitë mijëra sy a pa i folun gojët e juja.
Njimend kjo kurvë e lypë vetë, atë çka shefi i saj në punë nuk merr as mundin ma të vogël me e pytë, apo atë çka ti në rrugë e cilëson si nji gjah tjetër që pret të kapet nga kthetrat tuja, kjo kurvë që rritë breza të ri me shpresën se nji ditë do të dijnë si të sillen në rrugë apo të trajtojnë nji punonjëse të tyne, me shpresën se ky brez që ajo po rritë me krahët e saj të ia dijë vlerën ma shumë se ky brez që shkoi për lesh si sherr i nji muri që nuk e rrëxuen kurrën e kurrës, e me shpresën se në gurin e varrit të saj do të shkruhet ; BIJË, NANË E GRUE SHEMBULLORE në vend të KURVË QË E LYPI VETË.
Nuk keni faj ju, as Prishtina metropol pinjollësh nuk ua ka fajin, e ka fajin sistemi, ky sistem kapitalist që nuk të lë me i hapë sytë as mëngjes mesditë a mbramje, nga ngarkesat e shumta që ti ofron, streset e për ma tepër shtypjet e mëdha që ndodhin gjatë nji dite normale. Në këtë vend ku mësohet se grueja duhet të shtypet e fjala e nji burri me mjekërr duhet të ndëgjohet, nuk pritet të rriten tjetër gja pos kurvash të pa moral, që kalojnë e provokojnë të parat.
Ky vend që përherë rriti njerëz që asnjiherë nuk menduen si të dalin nga nji krizë shoqnore por përherë si të bahen pasues dhe idhujtar të saj, nuk të ep tjetër zgjidhje pos ti quesh e tu fishkëllesh këtyne kurvave që na dalin para syve.
Ky vend jep pak shembuj grash lidere, gra që mund të mbanin të vetme nji vend të tanë duke qenë se kanë lindë e janë rritë mbi vlerat e guximit dhe të ngritjes së zanit, jo e kotë, ky vend u ep pak hapësinë këtyne grave, që ka me bollëk, sepse frika ma e madhe asht ndërrimi i roleve, kur këto gra që i kemi sot nëpër rrugë të vijnë nëpër pozita do të quhen si sukses dhe e ardhme teksa këta horra që u marrin erë djersëve të tyjne do të quhen kurva të pa skrupullta, tamam kurva ! që ndjekin trende komuniste e shtypëse për interesa personale.
– Prishtinë, unë po të la edhe sot, tek na zbardhë ky mëngjes së bashku, po të la nën shoqëninë e kurvave të veshuna në menyrë provokuese që na e shkelin synin, po të la nën petkun e njollusun të vendit nga këto kurva që po durojnë çdo herë e ma shumë.
– Prishtinë, ato mund të mbajnë etiketime të shumta, nga ma të ndryshmet madje, por ato po mbajnë edhe emnin e tyne lartë, ashtu të shtypuna e të malltretueme, po dhajnë shembull, e po bahen krenaria jonë, Prishtinë, ama ti nuk e din, se të shkelin fortë njerëz që kanë ngatërrue terma.
Prishtinë !
po të la nën shoqëninë e këtyne kurvave, që kaq shumë i duam e s’ka jetë pa to !
përherë i yti, unëfitimi.
(Fitim Majkovci)