Blogerja Natalie Boucher ka bërë pështjellim të vërtetë kur ka treguar publikisht këtë truk të rritjes së gjoksit.
Kombinimi perfekt i dritës dhe hijes mund të bëjnë që gjoksi juaj vizualisht të duket dukshëm më i madh, transmeton Telegrafi.
Blogerja australiane Natalie Boucher ka bërë pështjellim në botën e grimit kur ka publikuar videon në të cilën tregohet se si vetëm me grim mund t’i rrisni gjoksin.
Boucher në video ka treguar që grimi nuk e ka vendin vetëm në fytyrë kur ka rritur gjoksin e vet për madje tre numra duke përdorur trukun e vjetër të konturimit.
Fjala është për teknikën e cila ekziston tashmë një kohë të gjatë, mirëpo është bërë edhe më e popullarizuar falë të famshmëve siç është Kim Kardashian, që e përdorin për të theksuar mollëzat e veta.
Mirëpo, duket që konturimi është zhvendosur edhe diç më poshtë se fytyra, shkruan “Independent”.

















