Për ditëlindjen tënde ta fala virgjërinë

E publikuar: 18/05/2015 21:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pasi festuam në një ambient shumë shoqëror, në fund të festës t’u afrova dhe të pëshpërita: “Kam një dhuratë për ty – virgjërinë!”. Buzëqeshe dhe më the: “Edhe unë mezi pres ta marrë atë dhuratë!”.

Pas festës së ditëlindjes tënde, dolëm nga lokali dhe u nisëm drejt motelit, në të cilin kishim qenë edhe herë të tjera, por që veç përqafimeve e ledhatimeve, nuk kishim bërë kurrënjëherë seks. Dhurata ime për ty këtë herë ishte shumë e vlefshme: kisha vendosur të ta falja virgjërinë…

Iu afruam derës së dhomës “sonë”. Hapëm derën dhe u futëm brenda. E lëshuam televizorin, si çdo herë, në kanalin ku kishte muzikë. Ishte një këngë e lehtë, baladë dashurie. Kënga eksituese na pushtoi të dyve…

Më shikove në sy, buzëqeshe ëmbël, më puthe me shumë pasion. Pastaj, më shtrëngove në kraharor dhe vazhduam të dy të kërcenim nën ritmin e këngës, duke shkëmbyer herë-herë ndonjë fjalë. Duart në belin tënd i mbaja dhe të tërhiqja dalëngadalë drejt krevatit. U ulëm të dy mbi krevat, pastaj bashkë u shtrimë…

Më zhveshe ngadalë dhe tashmë ishe i sigurt në kërkesën tënde, sepse për ditëlindjen tënde kisha vendosur të ta falja virgjërinë…

Papritur ma afrove gishtin te buza. “Shshshshsh, mos fol!”, më the, duke ma bërë me dije se çka do që flasim tashmë ishte e tepërt…

Pastaj, më përkëdhele eksitueshëm me duar, më lëpije trupin tim të njomë, por të etshëm për kënaqësi.

Di se, pas shumë përqafimeve e ledhatimeve, të thash me lot në sy: “Oh, bre, u prish!”.

Dhe, ajo ditëlindje jotja, edhe pse kanë kaluar rrafsh 10 vjet, në kujtesën time është e freskët sikur të kishte ndodhur dje… Y./Kosovarja/