Për demarkacionin e kufirit s’është folur asnjëherë

E publikuar: 17/06/2023 11:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kosova dhe Serbia janë në bisedime, herë për çështje teknike e herë për politike, që nga viti 2011. Megjithatë, çështja e demarkacionit të kufirit nuk është diskutuar drejtpërsëdrejti asnjëherë.

Dy vendet kanë arritur Marrëveshjen për Menaxhimin e Integruar të Kufirit, më 2 dhjetor 2011.

Përmes kësaj marrëveshjeje, Kosova dhe Serbia janë pajtuar që të krijojnë pika të përbashkëta kufitare në vendkalimet kufitare: Merdarë, Bërnjak, Mutivodë, Jarinjë, Dheu i Bardhë dhe Muçibabë.

Një fije shprese në këtë drejtim e ofron Marrëveshja e Brukselit, e arritur mes Kosovës dhe Serbisë në shkurt, e përmes së cilës palët, mes tjerash, obligohen të njohin dhe respektojnë tërësinë territoriale të njëra-tjetrës./rel