Për çka u morën vesh Gruevski me Thaçin?

E publikuar: 09/07/2015 13:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mbas ndërpremjes së njianshme të bisedimeve nga lideri i opozitës maqedonase Zoran Zaev, partitë shqiptare BDI dhe PDSH pritet me mbajtë mbledhje diskutimin e ngjarjeve të fundit politike.
Këta dy subjekte politike njizani i dhanë mbështetje Marrëveshjes së 2 Qershorit me çka Maqedonia obligohet me i krye reformat që kërkon Bashkimi Europian përmes eurokomesdarit Johanes Han.
Thaçi javën e fundit nuk doli në media, por në mënyrë indirekte e pranoi Marrëveshjen e 2 Qershorit në tanësi. Mirëpo, mospublikimi i detajeve se për çka asht marrë vesh Thaçi me kryeministrin Gruevski po shkakton huti të madhe në opinion, – shkruen Zhurnal.mk, tue pyetë nëse lideri i PDSH i ka dhanë mbështetje të parezervë Gruevskit për me ruejtë pozicionet dhe interesat e tij.
Jozyrtarisht, – vazhdon Zhurnal.mk., – mësohet se nëse BDI e braktis Qeverinë atëherë PDSH e ka të garantueme pjesëmarrjen në Qeverinë e Gruevskit, ku kishte me marrë të gjitha postet që ka mbajtë partia e Ali Ahmetit.
Ndërkohë, nga qarqe të nalta në VMRO-DPMNE, Menduh Thaçi ende llogaritet si partner i besueshëm i kryeministrit Gruevski, mbasi në vitin 2006 u ba pjesë e Qeverisë edhe pse kishte 11 deputetë, ndërsa koalicioni BDI-PPD 16 deputetë.