Për 6 muaj, qeveria Kurti nuk emëroi në pozita të larta asnjë gjilanas

E publikuar: 12/11/2021 22:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Për gjashtë muaj, Qeveria Kurti nuk e bëri asnjë emërim të njerëzve të Gjilanit në pozita të larta.

Madje, shqetësues është fakti se gjilanasit e emëruar, i zëvendësoi me njerëz që nuk vijnë nga Gjilani.

Ja faktet dhe gjykimin më të mirë do ta japin qytetarët e Gjilanit:

1. Drejtori i përgjithshëm i ATK-se në regjionin e Gjilanit është vendosur nga komuna e Suharekës – ishte nga Gjilani

2. Komandanti i stacionit të policisë në Gjilan tani është vendosur nga komuna e Kamenicës – ishte nga Gjilani.

3. Komandant regjional i policisë në Gjilan vendoset nga komuna e Drenasit – ishte nga Gjilani.

4. Bordi i Universiteti “Kadri Zeka” është nga Vushtrria, Kamenica dhe Peja.

5. Nuk kemi asnjë ministër nga Gjilani.

A thua nuk ka njerëz të shkolluar e profesional në Gjilan?!

Kështu që, Gjilani është i Gjilanasve dhe do të mbetet…!

Gjilan, 12 nëntor 2021

Zyra për Marrëdhënie me Publikun