Për 4 ditë, 776 pacientë morën ndihmë mjekësore në Klinikën Emergjente

E publikuar: 19/04/2022 12:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

776 pacientë kanë marrë ndihmë mjekësore për 4 ditë në Klinikën Emergjente të Qendrës Klinike Univeristare të Kosovës

Kjo është bërë e ditur nga Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, ku thuhet se nga nnumri i përgjithshëm i pacientëve të trajtuar, 101 pacientë janë pranuar në klinikat kirurgjike, internistike dhe mjekim intensiv, për trajtim të mëtejmë mjekësor, përcjell Klankosova.tv.

Tutje, bëhet e ditur se 98 raste kanë marrë trajtim mjekësor pas aksidenteve të ndryshme në komunikacion.