Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës njoftohet për zhdukjen e tri vajzave në Kosovë. Dy nga to janë nga Gjilani, ndërsa rasti tjetër në Gjakovë.
Gjatë ditës se djeshme një burrë ka raportuar se dy vajza kanë dal nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tyre. Rasti raportohet të ketë ndodhur në orën 07 të mengjesit, në qytetin e Gjilanit.
“Gjilan 05.12.2023-07:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se dy viktimat femra kosovare kanë dalur nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tyre. Rasti nën hetime.”
“Gjakovë 05.12.2023-18:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj. Rasti nën hetime.”
















