Për 24 orë, katër raste të dhunës në familje në Prishtinë

E publikuar: 25/11/2025 09:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e Prishtinës, janë raportuar katër raste të dhunës në familje.

Derisa sipas Policisë, rastet e dhunës janë raportuar në Prishtinë, Fushë Kosovë e Podujevë.

Në pranga kanë rënë tre të dyshuar, derisa vetëm dy prej tyre janë dërguar në mbajtje.

Më poshtë gjeni rastet e raportuara:

Prishtinë / Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Prishtinë / Raportohet se viktima femër kosovare, ka pësuar dhunë nga bashkëshorti i saj. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Fushë Kosovë / Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes se tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt.

Podujevë / Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.