Përkundër një fundi të vështirë në 2016, Samsung ka mbetur shitësi kryesor i telefonave ‘smart’ duke shitur 308.5 milionë njësi në vitin e kaluar, bën të ditur Strategy Analytics. Apple është në vend të dytë me vetëm 215.5 milionë iPhone të shitur.
Megjithatë, çmimet e larta të shitjes i kanë mundësuar Apple shumicën e profitit, rreth 80 për qind të profitit botëror dhe 44.9 miliardë dollarë nga totali prej 53.7 miliardë dollarë, shkuan në xhepat e kompanisë amerikane.
Në krahasim, Samsung Mobile solli 14.6 për qind ose 8.3 miliardë dollarë – një numër i ndikuar pa dyshimin nga Galaxy Note 7.
Huawei është në vend të tretë sa i përket pjesëmarrjes në treg. Seria Honor është shitur në 72.2 njësi ndërsa linja Ascend u shit për 65.7 milionë njësi.