Kompania e pijeve joalkoolike Pepsi do t’i bashkohet botës teknologjike me një telefon inteligjent. Disa sajte kanë nxjerrë informacione se kompania po punon për krijimin e një telefoni inteligjent. Telefoni është shfaqur gjithashtu në llogarinë zyrtare të Pepsi-t tek Weibo.
Telefoni thuhet se do të quhet Pepsi P1 dhe do të shitet për 200 dollarë. Ai do të ketë ekran 5.5 inç me rezolucion 1080 pikselë, kamerë 13 megapikselë, procesor me shpejtësi 1.7GHz dhe 2GB RAM.
Deri tani vetëm kaq informacione janë zbuluar, por shpresojmë të zbulojmë më shumë detaje në ditët e ardhshme.