Kjo shtëpi nuk është e rehatshme. Fasada është shkatërruar, roletat e dritareve të dëmtuara. Dhe Nelly Bosshard (82) nga Ricketwil-Zvicër megjithatë nuk dëshiron të zhvendoset.
Atje ajo nuk ka as një dush e as një tualet me ujë të instaluar. WC-ja e saj është jashtë shtëpisë, shumë afër derës së hyrjes së shtëpisë, transmeton Telegrafi.
Një banesë komfore ajo nuk mund ta paguajë me 1500 frangat e pensionit të saj. “Jam rritur këtu dhe këtu do të qëndrojë”, ka thënë ajo. “Krejt çfarë kam nevojë është një banjë me dush dhe një WC me ujë të rrjedhshëm”.
Në dimër është ftohtë përjashta. “Kur bie borë, më duhet ta heq atë. Përndryshe nuk hapet dera e WC-së”, thotë pensionistja, shkruajnë mediat zvicerane.
Gjithashtu edhe pastrimi i saj është torturë në vete. Dy herë në vit ajo largon fekalet me anë të një lopate plehrash.
Këshilltarit shtetëror përgjegjës Josef Lisibach i vjen keq për situatën: “Kushtet e jetesës së Bosshard janë vërtetë të pakëndshme. Por ne duhet tu përmbahemi rregullave”, thotë ai.
“I është dhënë një miratim për rinovim në vitin 2007, të cilin ajo nuk e pranuar. Ndërkohë, afati kishte kaluar. Sigurisht ajo mund të paraqesë edhe një projekt ndërtimi përsëri – dhe mundet gjithashtu të fillojë me ndërtimin”, premton Josef Lisibach.
Për Nelly Bosshard këto justifikime janë të pabaza.
Ajo e dëshiron banjën e saj, ashtu siç e imagjinon ajo – edhe nëse është e vështirë për përgjegjësit. /Telegrafi/