Në Kosovë janë rreth 25 mijë familje me mbi 130 mijë anëtarë që përfitojnë ndihmë sociale prej 40 deri në 80 euro në muaj. Por, nga 17 tetori i këtij viti, kur edhe shënohet Dita e Varfërisë, këto familje do të marrin këtë ndihmë sociale me 25 % rritjeje. Përveç tyre me gëzim fundin e vitit do ta presin edhe pensionistët, pasi që edhe pensionistët kontributdhënës nga muaji dhjetor i këtij viti do t’i marrin pensionet e tyre me 100 euro rritje
Në një intervistë për gazetën “Zëri”, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, ka bërë të ditur se falë kursimeve të Qeverisë dhe disiplinimit të skemës sociale ka arritur të kursejë mjete me të cilat edhe do të bëjë këtë rritje të asistencës sociale dhe të pensioneve.
Ministri Abrashi ka thënë marrja e këtij fondit pensional nga autoritetet në Serbi është një padrejtësi që i është bërë pensionistëve kontributdhënës, ata që kanë ndërtuar Kosovën.
Mjete të cilat ata i kanë kursyer tani gjenden në Serbi. Ne kemi filluar dhe po bëjmë presion tek ata që merren me dialog që edhe kjo të jetë temë e dialogut, sidoqoftë këto zhvillime në 8 muajt e fundit kanë treguar se janë tema më të mëdha politike në agjendë. Ne besojmë që pasi të kryhen këto agjenda të mëdha politike edhe kjo temë të vijë në tavolinë e të diskutohet për ta.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në gazetën Zëri.