Policia e Vlorës ka njoftuar arrestimin e tre personave, të dyshuar si autorë të pengmarrjes së një të riu nga Kosova. Sipas policisë, ngjarja lidhet me një borxh të pashlyer, ndërsa i riu dyshohet se është mbajtur peng për rreth dy javë në një banesë në lagjen “Osman Haxhiu”, në qytetin e Vlorës.
Ndërkohë që tre të arrestuarit pritet të dalin përpara togave të zeza, pala mbrojtëse ka përgatitur materialet e saj. Në fashikujt e dorëzuar nga avokatët përfshihen video dhe fotografi, ku shfaqet i riu nga Kosova, i cilësuar nga policia si viktimë e pengmarrjes, së bashku me personat e arrestuar.

















