Trajneri i Manchester Cityt, Manuel Pellegrini, ka pranuar se Barcelona e meritoi kualifikim në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
“Qytetarët” nisën takimin duke tentuar ta përmbysin humbjen e kaluar 2 me 1, por goli i Ivan Rakticit ndëshkoi ata duke eliminuar nga gara më e fortë evropiane.
“Padyshim që humbëm ndaj një skuadre më të fortë. Lionel Messi është shumë i vështirë për t’u zënë. Ndoshta nuk luajtëm mirë në pjesën e parë, por u përmirësuam në të dytën dhe rrezikuam më shumë”, ka thënë Pellegrini.
Pellegrini beson se nëse Kun Aguero do të realizonte nga penaltia 15 minuta para fundit skuadra e tij do të mund të shënonte edhe golin e dytë.
“Na duheshin edhe dy gola tjerë dhe menduam se kjo do të realizohej nëse do të barazonim përmes penaltisë. Ishte moment shumë i rëndësishëm sepse kishim edhe 15 minuta lojë”, shtoi ai.