Malaga head coach Manuel Pellegrini of Chile gestures during the Champions League quarterfinal first leg soccer match between Malaga CF and Borussia Dortmund in Malaga, Spain, Wednesday, April 3, 2013. (AP Photo/Daniel Tejedor)
Në prag të ndeshjes së parë në sezonin e ri të Premier League, trajneri i Manchester City-t, Manuel Pellegrini pretendon se nuk është ndikuar aspak nga raportimet që flisnin se Pep Guardiola mund t’i merrte vendin, edhe pse e pranon se cdo klub do të dëshironte të angazhonte trajnerin aktual të Bajernit të Mynihut. Kiliani edhe pse nënshkroi një marrëveshje të re duke zgjatur kontratën me Citizens edhe për dy vjet, e pranon se e ardhmja e tij ashtu si dhe ajo e Guardiolës mbetet enigmë.
“Në këtë zanat mund të nënshkruash një kontratë 10-vjecare dhe pas 4 muajsh të pushohesh nga puna. Sigurisht që Pep Guardiola është një trajner që cdo skuadër do të dëshironte që ta kishte në drejtim. Ndoshta mediat e kanë lidhur emrin e tij me Cityn-, për shkak të drejtorit tonë sportiv Txiki Begiristain. Nuk kam asnjë problem në marrëdhëniet e mia me klubin. Jam mësuar edhe sezonin e kaluar me spekulimet. Sipas tyre Ancelotti supozohej se kishte firmosur një parakontratë me City-n, dhe po ashtu edhe Klopp.”
Pellegrini insiston se ai është i foksuaur tërësisht te puna me skuadrën, me objektivin për t’i rrëmbyer titullin kampionëve të Chelsea.
“Sigurisht që mendoj se mund të qëndroj gjatë këtu, por është e pamundur të dish se cfarë do të ndodhë. Ne e njohim këtë profesion ku nuk mund të dish se cfarë do të ndodhë në 2 apo 3 vjet. E rëndësishme është të fokusohemi te ky sezon që është shumë i rëndësishëm për ne”.