Pele ka bërë padi ndaj Samsung dhe kërkon 30 milionë dollarë dëmshpërblim, për shkak se është përdorur imazhi i tij në disa reklama. Çështja ligjore ka nisur në gjykatën e Çikagos.
Pele, një nga lojtarët që ka bërë historinë e futbollit, pretendon se imazhi i tij është përdorur në mënyrë të papërshtatshme. Financial Times thotë se reklama nuk identifikon drejt për drejte Pele, por tregon fotografinë e një personi të moshuar “që i ngjan shumë”.
“Reklama e Samsung ngatërron konsumatorët dhe dëmton vlerat e të drejtat e Pele, që tashmë ka marrëveshje me shoqëri të tjera, si Volkswagen, Procter & Gamble dhe Emirates”, thuhet në akuzë.
“Objektivi është të marrë shpërblimin e duhur për përdorimin e autorizuar të identitetit të Pele, dhe për të parandaluar përdorimin e paautorizuar në të ardhmen”, vijon më pas kërkesa.