Peja është mposhtur edhe në ndeshjen e dytë ndaj Maroussit me rezultat 106-81, në kuadër të ndeshjes së dytë kualifikuese në Fiba Europe Cup.
Pas asaj humbje dytë më parë me rezultat 98-75, pejanët e kanë humbur edhe ndeshjen e dytë në këtë fazë, kështu që këtë sezon kanë humbur mundësinë për pjesëmarrje në Fiba Europe Cup, shkruan express.
Pejanët e nisën më mirë takimin duke mbyllur pjesën e parë në epërsi prej tre pikës, 53-50.
Mirëpo grekët u ngjallën në pjesën e dytë dhe arritën të shkrinin këtë epërsi, për të mbyllur në fundi me 25 pikë në favor të tyre ndeshjen.
Më i dalluari tek Maroussi ishte Giannopoulos me 29 pikë e pesë kërcime.
Teksa lojë të mirë bëri edhe Fridriksoon që shtoi 22 pikë, nëntë asistime e tri kërcime.
Për, Pejën performancë të mirë bëri Ëells i cili luajti me 25 pikë, një kërcim e dy asistime.
Peja tani do të rikthehet në Kosovë për të vazhduar garën në elitën e basketbollit kosovar, ku e ka nisur keq me humbjen ndaj Vëllaznimit.