Pedro: Do të flas me klubin për të ardhmen

E publikuar: 09/04/2015 12:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pedro Rodriguez nuk jep asnjë pikë referimi për të ardhmen e tij duke theksuar se një vendim përfundimtar do ta marrë në fund të sezonit. I mbytur nga tre titullarët Messi-Suarez-Neymar, Pedrito nuk po gjen më hapësira në ekipin e Luis Enriques, por ai kërkon të shijojë momentin pozitiv që po kalon Barcelona. Luis Suarez shënoi golin e katërt ndaj Almerias dhe një meritë të madhe ka edhe Pedro për pasimin.
“Objektivi kryesor ndaj Almerias ishte fitorja. Skuadra po bën një punë të mirë madje edhe në mbrojtje jemi më të ekujlibruar”.

Në vijim, Pedro bëri një koment të shkurtër edhe për të ardhmen e tij duke e pranuar se nuk po kalon një moment të lehtë.

“Jam në një situatë të vështirë por për të marrë një vendim përfundimtar fillimisht do të flas me klubin”.

Ndërkohë, sipas gazetës “Corriere Dello Sport”, lojtari katalanas ka nisur kontaktet me skuadrën e Interit ku dëshiron të ankorohet gjatë sezonit të ardhshëm. Barcelona e vlerëson kartonin e tij rreth 17 milionë Euro por Interi është i gatshëm të ofrojë deri në 10 milionë plus bonueset e mundshme pasi kontrata e sulmuesit skadon në vitin 2016 dhe në Janar ai mund të nënshkruajë pa asnjë detyrim financiar. Në garë për të janë edhe Valencia, Arsenal dhe Liverpool.