Pedofili përdhunon 6 vjeçaren, e lë në plazh të mbuluar me gjak, gjendja e saj e rëndë

E publikuar: 07/10/2016 20:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një vajzë 6 vjeçare nga Kazakistani është në koma dhe po lufton për jetën e saj, pasi një pedofil e kishe rrëmbyer dhe përdhunuar.

Supozohet se ajo pësoi dëmtim në tru dhe sulm në zemër, pasi u gjet në plazh e mbuluar me rrjedh dhe në gjendje të rëndë për vdekje.

Ajo është transportuar menjëherë në spital, ku mjekët janë duke u kujdesur që ajo të mbijetoj. Por ata thonë, se kanë frikë se gjendja e saj mund të përkeqësohet.

Vajza është në gjendje kome të thellë, pasi u rrëmbyer dhe sulmuar gjatë kohës kur ishte me gjyshen e saj, që kishin dal në pazar.

Gjyshja tha se mbesën e saj e ka rrëmbyer dikush, duke e kapur për dore dhe duke u larguar në drejtim të panjohur. Ajo u gjet në një plazh në gjendje të rëndë, pasi u përdhunuar.