Kryetari i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci në një deklarim për media thotë se ndihet i rrezikuar vazhdimisht nga grupet kriminale. Ai duke folur për djegien e dy veturave para objektit të komunës tha se dyshohen se janë 3-4 persona që kanë djegur veturat e komunës.
Peci ka thënë për Tëvë1, se ka kërkuar mbrojtje të afërt nga Policia e Kosovës, por siç tha ai, iu është refuzuar, ngase sipas tij refuzimi ka ardhur për shkak se vjen nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës.
Një grup kriminal qe dyshohet se janë 3-4 persona dyshohet se kane djegur veturat, kjo për faktin se është shtuar numri i shërbimeve te qytetareve nga komuniteti serb por edhe dëgjimet publike që janë. Unë ndihem i rrezikuar dhe vazhdimisht kam kërkuar mbrojtje të afërt nga Policia e Kosovës, por që kjo më është refuzuar dhe mendoi se përkundër që ka bazë një kërkese e tillë, e njëjta është refuzuar për shkak se vij nga një parti tjetër”, thotë Peci
Ndryshe, dy automjete të komunës së Zveçanit janë djegur mbrëmë në orët e pasmesnatës.
Lajmin e ka konfirmuar drejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, i cili tha se përveç dëmeve materiale nuk ka persona të lënduar/Express