Peci: Serbia e bëri me qëllim kidnapimin e policëve për këto dy arsye

E publikuar: 14/06/2023 17:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci ka thënë se akti i kidnapimit të tre policëve është akt i rëndë i shkeljes së sovranitetit dhe provokim i konflikti të hapur ndaj Kosovës nga ana e Serbisë.

Peci thotë se një gjë të tillë Serbia po e bën me qëllim, meqë e ka vërejtur që Kosova po shkon pashmangshëm drejt izolimit ndërkombëtar, dhe përmes lëvizjeve të tilla synon ta shtyjë projektin e ndarjes së Kosovës.

Ai thotë se nëse nuk sanksionohet Serbia për këto veprime, atëherë potenciali i konfliktit të hapur mund të kthehet në një realitet të rëndë.

Reagimi i plotë:

Kidnapimi i tre policeve nga Serbia  eshte akt i rende i shkeljes se sovranitetit dhe provokim i konfliktit te hapur ndaj Kosoves.

Kete Serbia eshte duke e bere me qellim, pasi eshte duke e verejtur se Kosova eshte duke shkuar pothuajse pashmangshem drejte izolimit nderkombetar, dhe per ta shtyer projektin e saj te ndarjes se Kosoves.

Mirepo, nese Serbia nuk sanksionohet nga perendimi per keto akte destabilizuese, potenciali i konfliktit te hapur mund te kthehet nga nje pamundesi ne nje realitet te rende!