Faton Peci
Dy persona janë arrestuar nga policia gjatë ditës së sotme.
Ata dyshohet se kanë pranuar para në emër të disa zyrtarëve të një ministrie për t’i futur në listë e granteve dy përfitues.
E me këtë rast ka reaguar ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci.
Peci tha se mbetet i përkushtuar në luftimin e korrupsionit.
Ai e ka përshëndetur aksionin e autoriteteve.
“E përshëndes veprimin e ndërmarrë nga organet e rendit dhe drejtësisë gjatë ditës së sotme në luftimin e dukurive negative.Mbetem i përkushtuar në luftën kundër tentativave të tilla, krimit dhe korrupsionit. I falenderoj bujqit tanë për bashkëpunim dhe ndarje të informacioneve me ne dhe organet e rendit si dhe i inkurajojmë ata që edhe në të ardhmen t’i denoncojnë parregullsitë dhe tentativat e tilla negative”, tha Peci.