Analisti Lulzim Peci ka folur rreth dialogut Kosovë–Serbi. Ai vlerësoi se stili i emisarit për dialogun, Sorensen, dallon prej atij paraprak, Lajçakut.
“Punohet dhe vetëm atëherë kur arrihen rezultatet bëhen publike. Unë mendoj që kjo është një sinjal që në këtë kohë kjo çështje është marrë në mënyrë më serioze nga të dyja palët. Një element është këtu që unë e besoj ndërgjegjshëm: edhe Serbia edhe Kosova, liderët e tyre, të dyja i frikohen presidentit Trump. Mendoj që ky është faktor shtytës në këtë moment,” tha ai.
Ai komentoi edhe deklaratën e Trumpit, i cili ka thënë se ka ndalur luftën Kosovë–Serbi.
“Mendoj se është shumë e mirë, sepse kur e ka thënë ai atë fjalë iu ka treguar të gjithëve se këtu s’bën me pasur luftë… mendoj që është prej fjalive më të mira të Trumpit, sepse projekton siguri në Ballkan dhe e minimizon potencialin e luftës,” tha ai, duke shtuar se një gjë e tillë jo pse nuk do Serbia luftë me Kosovën. /Rtv21

















