Peci denoncon Institutin Bujqësor: Për më shumë se një dekadë ka tjetërsuar rreth 100 hektarë me toka

E publikuar: 17/07/2023 15:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka akuzuar Institutin Bujqësor të Kosovës së për më shumë se një dekadë ka tjetërsuar rreth 100 hektarë me toka dhe ka tjetërsuar prona/banesa të IBK-së me “vërtetime”.

Peci ka paralajmëruar se në mungesë të veprimit të institucioneve të drejtësisë do të filloj të ndaj me qytetarët dëshmi se si akter të ndryshëm në institucione kanë bërë tjetërsimin e pronave shtetërore për interesa miskine e personale.