Faton Peci
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka mbajtur konferencë për medie në përfundim të vitit, raporton Ekonomia Online.
Me këtë rast ai tha se denoncimi dhe demaskimi i keqpërdoruesve ka marrë vendimin e duhur, kjo duke iu referuar arrestimeve në këtë ministri, nën dyshimet për keqpërdorime me subvencione.
Sipas tij, angazhimi maksimal i tyre ka bërë që në vitin 2022 ta shndërrojnë të vit për fermerët. Ai më tej shtoi se janë hartuar 16 udhëzime administrative dhe se ka mbi 90% rritje të të mbjellave.
Sukses e cilësoi edhe takimin në Bruksel takuar komisioneren për bujqësi, kurse tha se sfidë mbetet mungesa e stafit e objektit të Ministrisë së Bujqësisë.
“Puna e jonë ka bërë që në vitin 2022 ta shndërrojmë në vit të fermerit. Janë ndarë 26 milionë euro. Denoncimi dhe demaskimi i keqpërdoruesve ka marrë vendimin e duhur. Jemi duke punuar për të qenë në shërbim të fermerëve. Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës, ka rritur nivelin e kontrolleve. Janë hartuar 16 udhëzime administrative. Jam ministri i parë qe kam takuar komisioneren për bujqësi në Bruksel, muajin që lamë pas”.
“Kulturën e grurit ka qenë 150 euro përkrahja këtë vit. Për herë të parë MB ka hequr naftën për fermerë. Mbi 90% ka qenë rritja e të mbjellave në këtë vit. Në kuadër të angazhimeve tona jemi përballur me një numër të madh sfidash. Disa prej tyre janë: mungesa e stafit në Ministrinë e Bujqësisë, mungesa e objektit të Ministrisë së Bujqësisë”.
“Kjo ministri synon që në vitin 2023 t’i adresojë të gjitha sfidat. Jemi shpallur një ndër institucionet më transparente në vend. Kemi pasur 18 nga ju gazetarë dhe i’u kemi përgjigjur të gjithave”.