Konkurrentët tanë në zgjedhjet presidenciale në Maqedoni të Veriut kanë përdorur edhe mjete armiqësore, kështu ka deklaruar kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, në një lidhje direkte për Debat Plus.
Thaçi ka theksuar se rezultatet e para të zgjedhjeve janë historike, por ka vlerësuar se beteja ishte shumë e vështirë.
“Shumë pozitiv rezultati, prej së largu dukej se beteja do të oshte e lehtë, po nuk ishte aq e lehtë…Të gjitha komunat që ata i kanë drejtuar në pushtet lokal i kanë humbur në këto zgjedhje prej frontit evropian”, ka thënë ai.
Ndërsa, ka thënë se ata u përballën me kundërshtarë që nuk luftoi vetëm me mjetet e tyre, por që përdori edhe metoda të tjera kundër tyre.
“Dihet ajo çfarë metoda, ne i dolëm në ballë vet betejës së fortë pro integrimit evropian, dihen ata që janë pengues të integrimit evropian… Rezultati i sotëm është historik, dallimi prej 40 e diçka mijë votash duket i lehtë po beteja ka qenë shumë më e vështirë.” – ka deklaruar Thaçi.