Lajmet

PDK:Luta bleu një mirënjohje që i kushtoi 3,800 euro buxheti

20.05.2016 13:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
PDK:Luta bleu një mirënjohje që i kushtoi 3,800 euro buxheti

PDK e Gjilanit ka akuzuar kryetarin e kësaj komune, Lutfo Hazirin se ” përmes blerjes së mirënjohjeve nga OJQ të arsyetojë vizitat e tij turistike”.

Lutfi Haziri kryetar i Gjilanit po vazhdon që përmes blerjes së mirënjohjeve nga OJQ dhe kompanitë e ndryshme fitimprurëse të vendeve të ndryshme të Evropës, të arsyetojë vizitat e tij turistike dhe të mbulojë dështimin e plotë të qeverisjes së tij komunale.

E keqja më e madhe aktuale për Gjilanasit është se kryetari i jonë po i trajton 90 mijë qytetarët e Gjilanit si të paditur dhe budallenj. Ai po mendon dhe beson, se askush nuk po e kupton gjuhën e tij të mashtrimit, që po ia bënë qytetarëve të komunës së tij dhe të Kosovës, ka thënë në konferencën për shtyp, anëtari i kryesisë së degës së PDk-së,dhe këshilltar komunal Riad Rashiti.

Secili qytetarë fare thjesht mundet që përmes internetit të hulumtojë, vërtetojë dhe demaskojë gënjeshtrat e mëdha që po i shërbehen qytetarëve tanë nga kryetari i komunës, kinse Gjilani po vlerësohet dhe po shpërblehet me çmime nga institucione ndërkombëtare.

Mirënjohjen që e ka pranuar Luta nga Asociacioni Evropian për Zhvillim të Demokracisë Lokale, është vetëm një organizatë joqeveritare (OJQ) e themeluar në vitin 1999. Dhe në këtë OJQ mund të anëtarësohen të gjithë të interesuarit, duke filluar nga institucionet, organizatat e deri te personat fizik, por që është me pagesë të rregullt vjetore për anëtarësim.

Rashiti ka shtuar se, Komuna e Gjilanit vetëm për anëtarësim në këtë OJQ, ka paguar 1,200 euro nga buxheti komunal. Prandaj Lutfi Haziri dhe komuna e Gjilanit nuk ka fituar kurrfarë çmimi për ndonjë të arritur apo sukses të veçuar, përveç që ia kanë dhënë atij një copë letër të pavlerë (mirënjohje), sikur që iu është shpërndarë secilit pjesëmarrës në këtë takim.

Pra kësaj OJQ i janë tharë 1,200 euro nga taksat e qytetarëve të Gjilanit në emër të anëtarësimit, ndërsa për këtë blerje të kësaj mirënjohje në Paris, nga kryetari dhe drejtori i zhvillimit ekonomik, janë krijuar edhe këto shpenzime, si; 1600 euro për fjetje dhe ushqim, 320 për mëditje si dhe afërsisht për bileta të “ballonit” 700 euro. Pra në total kjo mirënjohje ka kapur koston e 3,820 eurove, ndërsa përfitimet e komunës dhe qytetarëve nga kjo copë letër e pavlerë janë zero.

Sikurse që nuk ka pasur asnjë përfitim edhe për vizitat e tjera turistike nëpër shumë vende ku ka marr pjesë kryetari i Gjilanit, i cili për Kanada ka shpenzuar me drejtorët e tij 11 mijë euro, në panairin e Zvicrës 23 mijë euro, në Austri 5,500 euro, në Gjermani 2,600 euro si dhe nëpër vende të tjera, ku vetëm brenda vitit 2015 ai shpenzoi mbi 50 mijë euro nga buxheti komunal, sikurse edhe në vitin 2104 që shpenzoi mbi 50 mijë euro të tjera. Për tri vite Luta po i shpenzon 150 mijë euro për vizitat e tij turistike nëpër vende të ndryshme kontinentale dhe tropikale, transmeton rtk.

Për të gjithë ata që duan të dinë më shumë për këtë OJQ, mund të klikojnë dhe lexojnë gjerë e gjatë, në këtë adrese të internetit…

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje