PDK u bën thirrje edhe partive tjera të bashkohen për ratifikimin e Demarkacionit

E publikuar: 24/02/2018 15:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Partia e Kadri Veselit ka përshëndetur arritjen e konsensusit nacional mes partive politike për ratifikimin e Marrëveshjes për Shënimin e Kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi. Bëhet thirrje te të gjitha subjektet e tjera politike parlamentare që të bashkohen në punën e përbashkët, siç e quan PDK për të mirën e qytetarëve të vendit.
PDK përmes një komunikatë drejtuar mediave ka falënderuar të gjitha subjektet politike parlamentare për gatishmërinë e treguar për dialog dhe për qasjen konstruktive në arritjen e këtij uniteti, transmeton Express.

“PDK çmon rolin unifikues që kryetari i Partisë dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka treguar gjatë gjithë kohës në tërë këtë proces”

“Vlerësojmë se kjo frymë e bashkëpunimit duhet të na përcjellë edhe në procese të tjera shumë të rëndësishme për vendin”, thuhet në komunikatë./Express