Dokument joserioz, joprofesional dhe i papranueshëm po konsiderohet Strategjia për Zhvillim Ekonomik Lokal (SZHEL). Këshilltari i PDK-së, Lutfi Rexhepi, ka kërkuar nga Komuna e Podujevës që ky dokument të ribëhet pasi, sipas tij, kështu si është nuk e përmbush asnjë kriter për t’u quajtur i tillë.
Sipas Rexhepit, pavarësisht dallimeve politike dhe konceptuale, zhvillimi ekonomik i komunës dhe ngritja e mirëqenies së qytetarëve do të duhej të ishte pika që t’i bashkojë, shkruan sot “Koha Ditore”.
“Por a është me të vërtetë ky dokument udhërrëfyesi i zhvillimit të qëndrueshëm? Me keqardhje më duhet të konstatoj se kjo strategji është joserioze, joprofesionale dhe si e tillë e papranueshme”, ka thënë Lutfi Rexhepi, kur po diskutohej që SZHEL-ja të hidhej në diskutim publik.
“Ajo që e bën SZHEL-në të papranueshëm është mungesa e profesionalizmit në hartimin e një dokumenti strategjik; mospërcaktimi i saktë i afatit kohor të realizimit (2015-2018 apo 2016-2018); bartja apo përmbledhja e informacioneve; mospasja e vizionit; objektivave dhe planit serioz operacional të zbatimit”.
– See more at: http://gazetafjala.com/pdk-strategjia-per-zhvillim-ekonomik-e-papranueshme-dhe-joprofesionale/#sthash.5UhIysdV.dpuf