Kryesore

PDK sjell fakte shtesë për punësimet e paligjshme në Prishtinë

25.08.2016 16:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
PDK sjell fakte shtesë për punësimet e paligjshme në Prishtinë

Partia Demokratike e Kosovës, dega në Prishtinë ka paraqitur në një konferencë për media argumente të reja dhe ka publikuar fakte për emrat e aktivistëve të Vetëvendosjes që janë punësuar me kontrata mbi vepër në Komunën e Prishtinës që udhëhiqet nga Shpend Ahmeti.

Sekretari i PDK-së në Prishtinë, Bujar Cakolli ka thënë se kryetari i komunës në vend që të jap llogari për punësimet e militantëve partiakë, ka bërë monologje në media duke u arsyetuar dhe duke u përpjekur që të përmend disa emra të këngëtarëve që kanë qenë në listën e emrave të publikuar, transmeton Telegrafi.

“Me këtë rast i bëjmë pyetje Shpend Ahmetit, kush janë këta persona që ai i ka punësuar në kontratë mbi vepër në Komunë: Erzen Vraniqi, Salih Zyba, Alban Krasniqi, Drilon Pireva, Albion Rexhepi, Arbër Sejdiu, Adelina Krasniqi, Alban Azemi, Arbenora Berisha, Besnik Mujeci, Dardan Osmanaj, Fatime Ahmeti, Fortesa Bryma, Osman Bllaca, Xhevdet Pozhari, Avni Zuka, Labinot Dibrani, Ardian Olluri, Ibrahim Morina, Petrit Ademi…Këta janë vetëm disa nga militantët e shumtë të Vetëvendosjes që janë punësuar me kontratë mbi vepër dhe sot vazhdojnë të punojnë në Komunën e Prishtinës, dhe asnjëri prej tyre nuk është pjesë e estradës, e as e shoqatës së arkitektëve të kryeqytetit, siç arsyetohet kryetari Ahmeti”, ka thënë Cakolli në konferencën për media.

Sipas Cakollit, disa nga emrat e përmendur në këtë konferencë, nga kontrata mbi vepër janë avancuar nga Shpend Ahmeti, me akt-emërime nëpër pozita të larta, pa ju nënshtruar procesit të konkursit, siç e parasheh ligji i punës.

“Pas këtyre fakteve të reja që po ju prezantojmë sot, besojmë se institucionet e drejtësisë, do të ndërmarrin hapat e nevojshëm, për të hetuar të gjitha veprimet e kundërligjshme të kryetarit Ahmeti, sepse këto fakte dëshmojnë se ai ka rënë ndesh me ligjin. I ndodhur përball shkeljeve të shumta ligjore, pafuqisë së tij politike dhe, paaftësisë menaxhuese, Shpend Ahmeti në njërën anë luan rolin e viktimës para qytetarëve të Prishtinës, e në anën tjetër punon vetëm për punësimin e militantëve të Vetëvendosjes, të cilët sillen nga zyrat e partisë së tij, nga mbarë Kosova, më së paku nga Prishtina”, tha Cakolli.

Ai ka vlerësuar se Shpend Ahmeti ndodhet në fundin e karrierës si Kryetar i Prishtinës, dhe për këto tri vite, e vetmja gjë që ka ditur të bëjë është bllokimi i qytetit dhe siç tha Cakolli, do të mbahet mend në historinë e Prishtinës dhe prishtinasve si kryetar i arsyetimeve, kryetar i rrjeteve sociale e assesi si një kryetar i zhvillimit të kryeqytetit.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje