Më 10 tetor të vitit 1999 është formuar Partia Demokratike e Kosovës(PDK).
Kjo parti që nga viti 2007 është në pushtet dhe që nga themelimi ka pasur kryetar Hashim Thaçin, që tashmë është zgjedhur president i Kosovës.
Pasi që Kushtetuta nuk lejon mbajtjen njëkohësisht të postit të presidentit dhe të kryetarit të partisë, Thaçi dha dorëheqje nga funksionet e tij në parti.
Organ ekzekutiv i PDK- së është Kryesia, e cila zgjidhet nga Këshilli Drejtues dhe numëron 28 anëtarë.
Partia Demokratike e Kosovës ka nisur historinë e saj qeverisëse nga viti 2001-2004, kur atëbotë u zgjodh kryeministër Bajram Rexhepi bashkë me 2 ministra nga tabori i kësaj partie.
Pas zgjedhjeve të 17 nëntorit 2007, PDK-ja konfirmohet si forca e parë politike në vend.

















