Partia Demokratike e Kosovës duket se sërish ka telashe me numrat. Ndonëse ishte paraparë që në ora 10:00 të fillonte seanca e Kuvendit të Kosovës, ku pritej të miratohej projektligji për themelimin e Gjykatës Sepciale, ajo ende nuk ka filluar për shkakin se PDK ende ka telashe me numrat. Një burim brenda kësaj partie ka treguar se ka pasur përplasje në mbledhjen e sotme të Grupit Parlamentar.
“Disa deputetë vazhdojnë të kundërshtojnë ta votojnë Gjykatën Speciale, cka ka bërë që të tensionohet situata. Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Adem Grabovcit kanë qenë shumë të tensionuar me deputet që po kunërshtojnë ta votojnë specialen”, tha ky burim.
Sipas këtij burimi, deputetët ë PDK-së tashmë e kanë lëshuar mbledhjen e GP, dhe në takim kanë mbetur vetëm Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Adem Grabovci. Edhe para një muaji kur ishte paraparë shqyrtimi i këtij projektligji, për shkak të problemeve që kishte me numrat, PDK u detyrua që të kërkoj shtyrjen e seancës. Edhe pse shefi i GP-së së PDK-së, Adem Grabovci kishte deklaruar se nuk i kishin të gatshme amendamentet e ardhura nga Brukseli për këtë Gjykatë Speciale, në fakt PDK kishte problem me numrat.
Atë kohë ishte raportuar se hiq më pak se 11 deputetë nga kjo parti kishin kundërshtuar këtë projektligj./ Gazeta Blic