PDK publikon listën për asamblenë komunale në Gjilan: Me Riad Rashitin për kryetar, Gjilanit mund t’ia kthejmë energjinë dhe qeverisjen që e meriton

E publikuar: 14/08/2025 18:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka publikuar sot listën e kandidatëve për Asamblenë Komunale në Gjilan, duke nisur zyrtarisht garën zgjedhore me një ekip të përbërë nga burra dhe gra të përkushtuar në shërbim të publikut.

Në njoftimin zyrtar, PDK thekson se të gjithë kandidatët dhe kandidatet që janë pjesë e kësaj liste janë të përzgjedhur me kujdes, duke u vlerësuar për bagazhin e tyre profesional dhe angazhimin qytetar. Sipas Arben Musafës, anëtari i kryesisë PDK-së në qendër, ky ekip përfaqëson dinjitetin dhe seriozitetin që i duhet Kuvendit Komunal të Gjilanit.

“Me Riad Rashitin për Kryetar dhe këtë listë të kandidateve e kandidatëve për asamble, po e fillojmë këtë garë zgjedhore me vullnetin dhe besimin e plotë se Gjilanit mund t’ia kthejmë energjinë dhe qeverisjen që e meriton”, thuhet në deklaratën e publikuar nga PDK.

Postimi i Plotë:

Lista e PDK-së për Gjilanin!

Burra e gra që kanë vendosur ta vënë bagazhin e tyre personal e profesional në funksion të shërbimit ndaj publikut dhe qytetit të zemrës!

Të gjithë kandidatet e kandidatët që janë në listë janë më të përzgjedhurit për ti dhënë Kuvendit Komunal dinjitetin dhe seriozitetin që e meriton!

Prandaj, me Riad Rashiti për Kryetar dhe këtë listë të kandidateve e kandidatëve për asamble, po e fillojmë këtë garë zgjedhore me vullnetin dhe besimin e plotë se Gjilanit mund t’ia kthejmë energjinë dhe qeverisjen që e meriton.