Grupi parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës është shprehur pro themelimit të Gjykatës Speciale.
Në seancën e Kuvendit të Kosovës, deputeti nga radhët e PDK, Elmi Reçica tha se partia e tij është pro votimit të Rezolutës për krijimin e Gjykatës Speciale.
Ai po ashtu tha se shprehin shqetësimin se edhe pas një dekade gjenodici ndaj popullatës së Kosovës nuk është kompensuar dhe ende nuk dihet për fatin e personave të humbur.