Partia Demokratike e Kosovës vazhdon ta tregoj fuqinë në koalicionin qeverisës. Kjo parti vazhdon edhe më tutje që në krye të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, ta ketë njeriun e saj. Safet Hoxha, i cili dështoi të zgjedhet në Gjykatën Kushtetuese, është zgjedhur edhe për një mandat në krye të KRRPP-së, derisa anëtarë u zgjodhën: Sami Uka dhe Ergina Kala. Komisioni u votua në Kuvend me 66 vota pro, 1 votë kundër dhe 1 abstenim.
Safet Hoxha ka qenë edhe kryetar i Degës së PDK-së në Suharekë.