Partia Demokratike e Kosovës është në krizë. Ndoshta jo edhe sa Lidhja Demokratike e Kosovës e cila me mënyrën sesi e (ri)zgjodhi Kryetarin e saj jo vetëm që është para (vet)fundosjes por në fakt ka humbur edhe çdo kredi para miqve të saj ndërkombëtarë. Më së shumti për këtë tregon fakti që kësaj partie dhe sidomos kryetarit të rizgjedhur Isa Mustafës po i mungon urimi edhe nga partia “nënë” – ajo Europiane (e PPE-së- për më tepër mund të lexoni KËTU ) .
Aspak më mirë nuk është as PDK. Të zënë më tepër se ngushtë- Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, dy liderët e PDK-së, pas dënimit të rëndë që grupi i Drenicës më në krye me Sami Lushtakun dhe Sylejman Selimin, PDK jo vetëm që nuk arriti të bënte votat për Gjykatën Speciale por tërë procedura mori përmasa tragjikomike kur Adem Grabovci- i njohur në Kosovë për aferën “pronto”, thoshte se i ka votat por mungonte draft ligji.
Ja ku është draft ligji të cilin mund ta lexoni KËTU dhe botuar nga mediat të cilave PDK ua ka ofruar për botim. Puna pra nuk ka qenka tek vet teksti sa votat që mungojnë dhe për të cilat kjo gazetë ka raportuar dje në mbrëmje. Drama vazhdon. PDK e LDK s’kanë shumë kohë. Këtë e dijnë si Mustafa ashtu edhe Thaçi e Veseli. Krejt tjerat janë pallavra Prishtine. Përfshirë këtu edhe “draftin” e lansuar sonte. /Gazeta Blic