Partia Demokratike e Kosovës me një komunikatë për media njofton se nesër do dorëzojë një lëndë në Gjykatë Kushtetuese, por nuk kanë treguar se për çfarë lënde bëhet fjalë.
Pas dorëzimit në Kushtetuese, PDK do të mbajë konferencë për media.
Njoftimi i plotë:
Grupi Parlametar i Partisë Demokratike të Kosovës, nesër (e martë), nga ora 10:00, do të dorëzojë edhe një lëndë tjetër për vlerësim në Gjykatën Kushtetuese.
Pas dorëzimit të dokumentacionit, do të ketë edhe prononcim për media.
Koha: 10:30 – Vendi: Gjykata Kushtetuese.


















