PDK me dy kandidat për president

E publikuar: 26/01/2016 12:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në mbledhjen e Partisë Demokratike të Kosovës që u mbajt sot, është propozuar Rafet Rama si kundërkandidat i Hashim Thaçit për president të Kosovës. Ky është njëri prej vendimeve që ka dalë nga kjo mbledhje.

Por PDK-ja është kujdesur edhe për kuorumin që nevojitet atë ditë në sallën e Kuvendit të Kosovës. PDK-ja ka nxjerrë edhe një vendim tjetër përmes të cilit u kërkohet të gjithë deputetëve të PDK-së që në seancën kur do të zgjidhet presidenti, të qëndrojnë në sallë, pavarësisht situatës që krijohet aty. Këto detaje i kanë bërë të ditura burimet e Gazetës Tribuna brenda mbledhjes së PDK-së./Gazeta Tribuna/