PDK mban nesër konferencë për media, ende nuk dihet arsyeja

E publikuar: 29/01/2026 22:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Partia Demokratike e Kosovës do të mbajë nesër (të premten) një konferencë për media, e cila do të mbahet në selinë qendrore të kësaj partie, duke filluar nga ora 10:30.

Ende nuk është bërë e ditur arsyeja apo tema e kësaj konference për media.

Kjo vjen vetëm një ditë pasi PDK ka mbajtur edhe sot një konferencë për media, gjatë së cilës ka folur për çështjen e dronëve, për të cilët një kompani ka pretenduar se po ndërtohen në Gjilan.