Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka rikonfirmuar edhe një herë zgjedhjen e Hashim Thaçit për president të Kosovës, përderisa e ka ftuar opozitën për dialog brenda institucioneve. Në mbledhjen e fundit të Kryesisë së Partisë, PDK-ja ka dalë me 9 pikë për daljen nga kriza.
Normalizimi i plotë i situatës politike dhe krijimi i kushteve për funksionimin e institucioneve është një prej pikave më të rëndësishme që kjo parti ka konsideruar. Ndërkohë, që thirrja edhe e opozitës për t’u ulur në tryezën e dialogut, sipas PDK-së, është e domosdoshme për daljen nga kriza.
Në anën tjetër, opozita ka hedhur poshtë ftesën e PDK-së për dialog, duke arsyetuar se tashmë kjo nuk ka kuptim. Të njëjtit nuk do ta votojnë as Hashim Thaçin për president të Kosovës.
Pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së PDK-së, zëdhënësi i kësaj partie, njëherësh edhe ministri i Bujqësisë, Memli Krasniqi, ka rikonfirmuar kandidimin e Hashim Thaçit për president të ardhshëm të Kosovës. “Ne jemi të përkushtuar dhe të dedikuar 100 për qind për respektimin dhe fuqizimin e partneritetit qeverisës dhe për zbatimin e plotë të partneritetit qeverisës. Nuk do asnjë koment se kush do të jetë president i ardhshëm i Kosovës. Shpresojmë që do të ketë normalizim të gjendjes, në mënyrë që zbatimi i marrëveshjes të zhvillohet sa më mirë”, ka thënë Krasniqi./Zeri/.
PDK-ja është për dialog, opozita kundër
NGA KATEGORIA