PDK formon dy nëndegë të reja, një në Bruksel dhe një në Belgjikë

E publikuar: 17/03/2024 15:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Partia Demoratike e Kosovës ka njoftuar se në këtë vikend kanë mbajtur dy kuvende zgjedhore, në Bruksel dhe në Namur të Belgjikës.

Kjo për të rritur “shtrirjen dhe organizimin kudo që jetojnë mërgimtarët tanë”, u tha përmes një postimi.

“Nga Kryesia Qendrore, të pranishëm në këto kuvende zgjedhore ishin Zenun Pajaziti dhe Betim Gjoshi. Po ashtu, në këto kuvende zgjedhore morën pjesë edhe anëtarë të Këshillit për Organizimin e Kuvendit të Degës së PDK-së për Belgjikë në krye me kryetarin e këshillit Jetlir Llugani.” – thuhet më tutje.

Përndryshe, anëtarët e kuvendit zgjedhor në Bruksel kanë zgjedhur për kryetar Fatmir Rredhakun, ndërsa në qytetin e Namurit kryetar është zgjedhur Kujtim Bacaj.