Kryetari i degës së PDK’së në Gjakovë, deputeti Hajdar Beqaj është paraqitur në tubimin e AAK’së në Gjakovë.
Beqaj ka kërkuar që gjakovarët në balotazhin e 19 nëntorit ta votojnë kandidatin e AAK’së Adrian Gjini për Kryetar të Komunës, shkruan Gazeta Express.
Në tubim është bërë e ditur se në mbështetje të Gjinit për Gjakovë është edhe NISMA për Kosovën.
Përveç PDK’së dhe NISMA’s, kandidati i AAK’së Adrian Gjini ka marrë mbështetjen edhe të PSHDK’së, për kryetar të Gjakovës.

















