PDK e LDK vendosin për gjyqtarë të Kushtetueses: Ja kënd do ta votojnë nesër!

22.06.2015 21:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
PDK e LDK vendosin për gjyqtarë të Kushtetueses: Ja kënd do ta votojnë nesër!

Ndërsa kanë mbetur vetëm edhe pak orë deri në mbajtjen e seancës së Kuvendit të Kosovës ku pritet të votohen kandidatët për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese, koalicioni PDK- LDK i drejtuar nga Hashim Thaçi e Isa Mustafa janë përcaktuar se kush do të jenë dy emrat që do të votohen nga ana e legjislativit.

Një zyrtar i lartë i PDK-së në kushte anonimiteti ka thënë për Gazetën Blic se dy partitë në koalicion janë marrë vesh se kush do të jenë dy gjyqtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese. “Safet Hoxha, kryetar aktual i KRPP-së e ka mbështetjen e PDK-së, derisa ish- kandidatja për deputete nga radhët e LDK-së, e gëzon mbështetjen e partisë së saj”, ka thënë ky zyrtar i lartë i PDK-së në kushte anonimiteti, për Gazetën Blic.

Përpos këtyre dy kandidatëve që kanë gjasat më të mëdha për të të marrë nesër besimin e deputetëve të Kuvendit, përkundër asaj që kanë “prejardhje” politike, njëri asamblist i PDK-së në Suharekë, e tjetri kandidate për deputetë, në garë për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese janë edhe: Gresa Caka, Hashim Çollaku, Remzije Istrefi –Peci dhe Zef Prendrecaj.

Mediet, ndërkohë para disa ditësh kanë raportuar se gjasat shumë të mëdha për t’u zgjedhur gjyqtarë në instancën më të lartë gjyqësore në vend i ka edhe kushërira e ish- kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasanit, Remzije Istrefi –Peci.

Kandiatët e lartcekur fillimisht i janë nënshtruar testimit në garën për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese.

Vlerësimi është bërë nga Komisioni parlamentar për Legjislacion që kryesohet nga deputetja Albulena Haxhiu e Lëvizjes “Vetëvendosje”.

E para që i prin kësaj liste është Gresa Caka- Nimani me 9.35 pikë, e pasuar nga Remzije Istrefi- Peci e cila ka marrë 8.94 pikë, Selvete Gërxhaliu- Krasniqi e cila nga Komisioni Parlamentar për Legjislacion ka marrë 8.6 pikë, Hashim Çollaku i cili mori 8.33 pikë, Safet Hoxha, ka marrë 8.3 pikë dhe është renditur i parafundit, dhe Zef Prendrecaj, i cili i mori vetëm  7.4 pikë.

Ndërkaq, sipas Kushtetutës së Kosovës, një kandidat për gjyqtraë të Gjykatës Kushtetuese pos që nuk duhet të jetë anëtar i asnjë partie politike, ajo duhet të ketë të paktën 10 vjet përvojë punë në fushën e drejtësisë.

Në nenin 4 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese precizohen kushtet për gjyqtarë.

Kushtet shtesë për emërimin e gjyqtareve

  1. Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese duhet të jenë:
    1.1. shtetas të Republikës së Kosovës;

1.2. jurist të shquar me reputacion të shkëlqyeshëm profesional me jo më pak se dhjetë (10) vjet përvojë pune profesionale veçanërisht në fushën e së drejtës publike dhe kushtetuese të dëshmuar, mes tjerash, përmes punës profesionale si gjyqtarë, prokurorë, avokatë, shërbyes civil ose mësimdhënës universitar dhe punë tjera të rëndësishme të natyrës juridike;

1.3. individ me reputacion të shkëlqyeshëm moral, të cilët kanë aftësi të plotë veprimi dhe të cilët nuk janë dënuar për vepër penale.

Dy kandidatët e preferuar nga politika, Safet Hoxha dhe Selvete Gërxhaliu – Krasniqi, nuk I plotësojnë këto kushte, siç parashihen në nenin 4, pika 1.2./ Gazeta Blic

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Takimi i NATO-s në Ankara, Maqedonci: Haxhiu u ftua në margjina të Samitit, por u vlerësua se s’duhet të marrë pjesë

Takimi i NATO-s në Ankara, Maqedonci: Haxhiu u ftua në margjina të Samitit, por u vlerësua se s’duhet të marrë pjesë

Arifi i reagon Kurtit: Sot po i duhemi për presidentin, para disa muajsh s’na ftoi fare në takim

Arifi i reagon Kurtit: Sot po i duhemi për presidentin, para disa muajsh s’na ftoi fare në takim

Kurti: Bujqësia në Kosovë po bëhet më moderne dhe më konkurruese

Kurti: Bujqësia në Kosovë po bëhet më moderne dhe më konkurruese

Iu përkeqësua gjendja, vdes një burrë në Qendrën e Shëndetit Mendor në Gjilan, nisin hetimet

Iu përkeqësua gjendja, vdes një burrë në Qendrën e Shëndetit Mendor në Gjilan, nisin hetimet

Kurti për takimet me PDK e LDK: Herët të flasim për rezultate konkrete, por mbetemi optimistë

Kurti për takimet me PDK e LDK: Herët të flasim për rezultate konkrete, por mbetemi optimistë

Buxhovi: Edhe Perëndimi është i brengosur nga sjelljet politike të Albin Kurtit

Buxhovi: Edhe Perëndimi është i brengosur nga sjelljet politike të Albin Kurtit

Osmani Presidente? Kurti: S’kemi qenë të përqendruar te emrat tash, duhet të jetë konsensual që të kemi numrat maksimalë

Osmani Presidente? Kurti: S’kemi qenë të përqendruar te emrat tash, duhet të jetë konsensual që të kemi numrat maksimalë

Abdixhiku pas takimit: U dakorduam që të vazhdojmë me komunikim

Abdixhiku pas takimit: U dakorduam që të vazhdojmë me komunikim

Kurti pas takimi me Abdixhikun e Osmanin: Nuk kemi ndonjë konkluzion

Kurti pas takimi me Abdixhikun e Osmanin: Nuk kemi ndonjë konkluzion

Trump paralajmëron Iranin: Kam lënë urdhra, nëse më vrasin do të ketë goditje të papara

Trump paralajmëron Iranin: Kam lënë urdhra, nëse më vrasin do të ketë goditje të papara

Rama: Në 14 korrik mbyllim 3 kapitujt e parë të anëtarësimit në BE

Rama: Në 14 korrik mbyllim 3 kapitujt e parë të anëtarësimit në BE

Kurti para takimit me Abdixhikun e Osmanin “optimist dhe me vullnet të mirë”

Kurti para takimit me Abdixhikun e Osmanin “optimist dhe me vullnet të mirë”

Dogana e Kosovës shënon rekord: Inkason mbi 1 miliard euro të hyra

Dogana e Kosovës shënon rekord: Inkason mbi 1 miliard euro të hyra

Haxhiu dekoron me Medalje Presidenciale Ushtarake kolonelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Haxhiu dekoron me Medalje Presidenciale Ushtarake kolonelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Haga arsyeton mbajtjen në paraburgim të Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit

Haga arsyeton mbajtjen në paraburgim të Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit

Hoti themelon grupin punues për mbrojtjen e konsumatorëve të cenueshëm

Hoti themelon grupin punues për mbrojtjen e konsumatorëve të cenueshëm