Presidentja e Republikës e nisi dialogun me liderat partiakë, tue takue s’pari kryetarët e dy partive të koalicionit qeverisës.
I pari mbas takimit foli kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.
Simbas tij, nuk ka krizë institucionale e as parlamentare, por vetëm përpjekje të partive opozitare për me bllokue Kuvendin.
Krizë nuk sheh as kryetari i Partisë demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi.
Njajtë si shefi i tij në Qeveri, edhe ai bani përgjegjëse vetëm opozitën për veprimet jodemokratike.
Por, i pari i PDK, e mbështete angazhimin e Presidentes konform rolit të saj kushtetues.
Të dy liderat e partive në pushtet kërkuen edhe nji herë nga partitë opozitare që luftën e tyne me zhvillue në suaza të ligjeve dhe të drejtave kushtetuese, e me heqë dorë nga veprimet e dhunshme.
Ndërkohë, Presidetja i vazhdon nesër takimet me liderat e partive parlamentare.
N’orën 09:30, liderat e VV, AAK dhe Nisma’s kanë me u pritë në takim nga Presidentja në kabinetin e saj.